Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Chronicles 23

:
Albanian - ALBB
1 Vitin e shtatë Jehojada mori kurajo, mori komandantët e qindëshëve, domethënë Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohanamit, Azariahun, birin e Obedit, Maasejahun, birin e Adajahut dhe
2 Pastaj ata përshkuan Judën, mblodhën Levitët nga gjitha qytetet e Judës dhe parët e shtëpive atërore Izraelit dhe erdhën Jeruzalem.
3 Kështu tërë asambleja lidhi një aleancë me mbretin shtëpinë e Perëndisë. Pastaj Jehojada u tha atyre: "Ja, biri i mbretit do mbretërojë, si ka thënë Zoti për bijtë e Davidit.
4 Ja çfarë do bëni ju: një e treta nga ju, priftërinj dhe Levitë, marrin shërbimin ditën e shtunë, do caktohen portat e tempullit;
5 një e treta tjetër do rrijë pallatin e mbretit, dhe e treta tjetër portën e themelimit, ndërsa tërë populli do rrijë oborrin e shtëpisë Zotit.
6 Por askush nuk do hyjë shtëpinë e Zotit, përveç priftërinjve dhe Levitëve shërbimit; këta mund hyjnë sepse janë shenjtëruar; por tërë populli do t'i përmbahet urdhrit Zotit.
7 Levitët do ta rrethojnë mbretin nga çdo anë, secili me armën e tij dorë; kushdo hyn tempull do vritet; ju përkundrazi do qëndroni me mbretin, kur hyjë dhe dalë".
8 Levitët dhe tërë Juda bënë pikërisht ashtu si kishte urdhëruar prifti Jehojada; secili mori njerëzit e tij, ata e merrnin shërbimin shtunën dhe ata e linin shërbimin shtunën, sepse prifti Jehojada nuk kishte liruar nga puna klasat dilnin.
9 Prifti Jehojada u dha komandantëve qindëshëve ushtat dhe mburojat e vogla e mëdha qenë mbretit David dhe ndodheshin shtëpinë e Perëndisë.
10 Pastaj vendosi tërë popullin, secili me armën e tij dorë, nga krahu i djathtë deri krahun e majtë tempullit; gjatë altarit dhe pranë tempullit, rrotull mbretit.
11 Atëherë nxorën birin e mbretit, i vunë mbi kokë kurorën, i dorëzuan ligjin dhe e shpallën mbret; pastaj Jehojada dhe bijtë e tij e vajosën dhe thirrën: "Rroftë mbreti!".
12 Kur Athaliah dëgjoi zhurmën e popullit vinte duke brohoritur për mbretin, ajo shkoi drejt popullit, drejtim shtëpisë Zotit.
13 Shikoi, dhe ja, mbreti qëndronte këmbë podiumin e tij hyrje, kapitenët dhe borizanët ishin pranë mbretit, tërë populli i vendit ishte i gëzuar dhe u binte borive dhe këngëtarët me veglat e tyre musikore udhëhiqnin lavdërimin. Atëherë Athaliah grisi rrobat e saj dhe bërtiti: "Tradhëti, tradhëti!".
14 Por prifti Jehojada nxori komandantët e qindëshëve komandonin ushtrinë dhe u tha: "Nxirreni nga rreshtat dhe kushdo i shkon pas vritet me shpatë!". Prifti vërtetë kishte thënë: "Mos lejoni vritet shtëpinë e Zotit".
15 Kështu e mbërthyen dhe, sa arriti shtëpinë e mbretit nëpër rrugën e portës kuajve, aty e vranë.
16 Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje ndërmjet vetes, tërë popullit dhe mbretit, me qëllim Izraeli ishte populli i Zotit.
17 Atëherë tërë populli shkoi tempullin e Baalit dhe e shkatërroi: copëtoi plotësisht altarët e tij dhe shëmbëlltyrat dhe vrau përpara altarëve Matanin, priftin e Baalit.
18 Pastaj Jehojada ua besoi mbikqyrjen e shtëpisë Zotit priftërinjve levitë, Davidi kishte vendosur shtëpinë e Zotit për t'i ofruar olokauste Zotit siç është shkruar ligjin e Moisiut, me gëzim dhe këngë, ashtu si kishte urdhëruar Davidi.
19 Vendosi gjithashtu derëtarë portat e shtëpisë Zotit, me qëllim mos hynte askush ishte një farë mënyre i papastër.
20 Mori pastaj komandantët e qindësheve, parinë, ata kishin autoritet mbi popullin dhe tërë popullin e vendit dhe bëri mbreti zbresë nga shtëpia e Zotit; duke kaluar pastaj nga porta e sipërme, arritën pallatin mbretëror dhe e ulën mbretin mbi fronin mbretëror.
21 Kështu tërë populli i vendit ishte festë dhe qyteti mbeti i qetë, kur Athaliah u vra me shpatë.